Shakaja me virusin korona/Taksisti merr pasagjeren nga Kina, mbrohet me kundragaz

Në një situatë kritike dhe serioze në të cilën ndodhet i gjithë globi për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka vend edhe për shaka.

Marketing

Ky shofer taksie në Rusi i mbrohet virusit me masa drastike.

Për çdo person që hipën në automjetin e tij, ai i pyet nëse janë nga Kina, dhe pastaj vendos një maskë kundragaz në formë mbrojtje ndaj virusit.

Të gjithë skenën ai e ka regjistruar në kamer, një video që ka bërë xhiron e rrjetit.

Shumë persona e kanë pranuar këtë shaka ndërkohë që shumë të tjerë e kritikojnë atë për formën e talljes që ai bën në një situatë të tillë.