Hellas Verona ka regjistruar një tjetër paraqitje spektakolare.
Veriorët kanë arritur të mposhtin skuadrën e Juventus me rezultatin 2:1, për tri pikë të reja në Serie A.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, që përballë kishte Cristiano Ronaldon.
Ronaldo arriti të gjente golin, pikërisht në një duel me Rrahmanin, por gjatë pjesës tjetër të lojës, kosovari arriti ta neutralizonte mirë portugezin.
Rrahmani u vlerësua me 6.4 për paraqitjen e tij, kurse Ronaldo mori notën 8.0.
Më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e ‘WhoScored’ për të gjithë lojtarët që u paraqitën në këtë takim.