Në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë mbrëmë rreth orës 21:00 në automjetin transportues “DAF” dhe gjysmërimorkio me targa të Shkupit, policia ka gjetur 26 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi, nga të cilët tetë ishin minorenë.
Siç informuan sot nga MPB-ja, automjeti transportues ishte i drejtuar nga S.N. (83) nga Radovishi.
Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme dhe më pas emigrantët janë dërguar në Qendrën trazit Tabanoc.