Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmes një statusi në rrjetin social “facebook”, ka reaguar duke thënë se nëse ekziston kusht i distancës për të hapur një barnatore, duhet të ekzistojë kushti i dislokimit të kazinove dhe objekteve të tjera të lojërave të fatit.
“Kur ekziston kushti i distancës për të hapur një barnatore e cila shërben për nevojat e qytetarëve, atëherë është a pakuptimtë pse mos të ekzistoj kushti i dislokimit të kazinove dhe objekteve të lojërave të fatit e të cilat nuk janë në dobi të qytetarëve. Kazinot dhe bixhozi larg vendbanimeve”, ka shkruar Bekteshi.
Ndryshe, miratimi i ligjit për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit është në procedurë parlamentare. Kujtojmë, Kuvendi i RMV-së pritet që të shpërbëhet të mërkurën.