Arilena Ara renditet e para në sondazhin online për Eurovizionin

Arilena Ara u shpall fituese me këngën e saj “Shaj” në Festivalin e Këngës në RTSH.

Marketing

Ajo do performojë në Roterdam duke përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion dhe deri tani është një nga më të votuarat në sondazhet online.

Prej pak ditësh u nis një sondazh, ku Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, plot 4603, nga 7000 të mundshme.
Spanja është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.
Në fund media wiwibloggs, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë numri një?