Monitorimi i UNESKO-s, BE integrimet dhe zhvillimi rajonal – tema në seancën qeveritare në Ohër

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në Ohër do ta mbajë seancën e shtatë të rregullt. Pika qendrore e rendit të ditës në seancë, e cila është e pesta nga seria që mbahet në 10 rajone të vendit, është informacion për situatën dhe vizitat në komunat e Ohrit, Strugës, Resenit, Vevçanit dhe Debarcës, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Marketing

Kryetarët e këtyre komunave do të prezantojnë informacionet me interes të qytetarëve dhe do të informojnë për çështje të caktuara dhe projekte nga planet për punë të bashkësive lokale. Në përputhje me këtë, në seancë do të jepen udhëzime për politikat dhe vendimet e projekteve të cilat mund të realizohen në bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe qendror.

Në seancën në Ohër do të shqyrtohet gjithashtu informacioni mbi praninë e Misionit të Monitorimit Reaktiv të UNESKO-s, si dhe informacionin për inspektimin e kategorisë së parë të ndërtesave në komunat e Ohrit dhe Strugës dhe informacioni për aktivitetet e ndërmarra nga inspektorët e autorizuar të ndërtimeve për këta zona.

Në këtë seancë, ambasadori i Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, do të prezantojë para ministrave programin dhe prioritetet e kryesimit kroat me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të aktiviteteve në terren që do t’i paraprijnë seancës, kryeministri Oliver Spasovski do të inspektojë rindërtimin dhe rinovimin e sistemit të kolektorëve dhe do të vizitojë fabrikat “LTH Shkritorja” Ohër dhe “Bratstvo Inoks”.

Takime dhe aktivitete të tjera në këtë rajon gjatë ditës do të kenë edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, ministrat pa portofol të autorizuar për Investime të Jashtme, Zorica Apostolska dhe Elvir Hasan, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.