Ministri Çulev e quan antikushtetues vendimin e Qeverisë

Vendimi i Qeverisë për mospranimin e 89 vendimeve për punësim në MPB, jo vetëm se është kundërkushtetues dhe kundërligjor, por në periudhën para zgjedhjeve në mënyrë negative mund të reflektohet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, theksoi ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev i cili sot qëndroi për vizitë pune në SPB Ohër.

Marketing

Sipas ministrit teknik, refuzimi i vendimeve krijon konfuzion në radhët e shërbimit, ndërsa sistemi i komandos së dyfishtë pa përgjegjësi hierarkike të përcaktuar saktë, vetvetiu shkakton probleme në funksionim.

“Unë them se, ndërsa besoj se do të pajtohen edhe ekspertët e Fakultetit Juridik, vendimi i Qeverisë është joligjor dhe në kundërshtim me Kushtetutën. E drejtë e pakontestueshme e ministrit është të sjellë vendime, të bëjë risistemim, konkretisht ministri ta drejtojë Ministrinë. Qeveria nuk mundet në mënyrë kolektive të shfuqizojë akte juridike të mëvetësishme, në këtë rast vendime.

Çulev informoi se në të gjitha njësitë organizuese të MPB-së ka dërguar telegram në të cilin thotë që të punësuarit të vazhdojnë t’i kryejnë detyrat e dhëna, ta respektojnë parimin e hierarkisë dhe parimin e ligjshmërisë.
Sa i përket situatës së sigurisë në rajonin nën ingerenca të SPB Ohër, ministri Çulev e vlerësoi si stabile.