Sonte në emisionin Click Plus në TV21 përballë gazetarit Fatmir Aliut ka qenë i ftuar i pari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami ka folur rreth situatës aktuale politike dhe kombinimet e mundshme të Lëvizjes BESA pas tradhtisë që ia bëri kreu i ASH-së Ziadin Sela duke koalicionuar me një parti të pushtetit si Alternativa.
Kasami ka deklaruar se edhe Blerim Reka ka dashur të jetë pjesë e koalicionit BESA-ASH, por e pa se ka hile nga ana e Aleancës për Shqiptarët.