Komisioni për çështje evropiane ka njoftuar se për sot ka caktuar seancën ku në rend dite janë ligjet për Prokurori publike dhe ndryshimet e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik ku sonte Kuvendi vendosi të miratohen në procedurë të shkurtuar.
“Për nesër, 11 shkurt (e martë) 2020, kryetari i Komisionit për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e caktoi mbledhjen e Komisionit për çështje evropiane në rend dite te të cilit janë Ligji për prokurori publike dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e dërguar të deri te mediat nga Komisioni për çështje evropiane.