Transportit publik s’i punojnë dyshemetë ndihmëse, personat me nevoja të veçanta: A keni ndërgjegje!?

Abazi e Ertani shpesh dalin për kafe bashkë.

Marketing

Dy shokët kanë karroca elektrike, por pengesat në rrugë janë të shumta për ta.

Makina të parkuara keq, rrugët e parregulluara u vështirësojnë lëvizjen.

Për të arritur më shpejt tek vendi ku duan të shkojnë vendosin të marrin autobusin publik.

Abaz Berisha: A punon rampa?

Shoferi: Do të hysh brenda?

Abaz Berisha: A punon rampa?

Shoferi: Nuk punon zotëri.

Edhe pse autobusët e ri kanë ndihmës mekanik për karrocat dhe vend të posaçëm për personat me nevoja të veçanta ato nuk punojnë.

Me ndihmën e shoferit dy shokët hynë brenda në autobus.

Por për të zbritur nga autobusi u ndihmuan udhëtarët tjerë edhe pse karrocat janë shumë të rënda.

“Për shkak se kemi pengesa, ishit prezent edhe ju, edhe për këtë shkak ne më shumë vetë udhëtojmë me karroca shkaku se nuk punojnë. Nuk mund që asnjë autobusit mos ti punojë rampa.

Mundet me i ndodh njërit, kjo nuk është hera jonë e parë e përsërisim edhe disa herë kemi bërë apel që të ndërmarrin masa”, tha Abaz Berisha.

Kryetari i Shoqatës SOS Ertan Shakiri ka një mesazh. Ai thotë se nuk e kanë të lehtë të kërkojnë ndihmë përmes televizioneve dhe se ndërmarrjet publike nuk vetëdijësohen vetë për kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta.

“Është mjerim ne të dalim, si persona me nevoja të veçanta, të flasim çdo herë në televizion.

A nuk kanë pak ndërgjegje, a nuk kanë pak zemër humane, eja ta bëjmë një zemër humane, eja të bëjmë një shoqëri të fuqishme të bëjmë gjithë së bashku”, tha Ertan Shakiri.

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik thonë që do të ndërmerren masa për rregullimin e autobusit.

“Problemi me autobusin e lartëpërmendur është regjisturar, por nuk është arsyeja që autobusi mos të lëshohet në qarkullim. Ndërkohë ka nisur procedura për tejkalimin e problemit për autobusin e lartëpërmendur. Nga raporti i fundit nga kontrolli teknik i rregullt në garazhin e NQP Shkup është konstatuar se 90% e autobusëve ju funksionon sistemi i rampave elektronike”, thonë nga NQP.

Personat me nevoja të veçanta kërkonë që kushtet e tyre të përmirësohen që të mund të qarkullojnë lirshëm në qytet.