I evakuuari amerikan, i infektuar me koronavirus, ishte liruar gabimisht nga spitali

A crew member of an evacuation flight of French citizens from Wuhan gives passengers disinfectant during the flight to France on February 1, 2020, as they are repatriated from the coronavirus hot zone. - The nearly 200 passengers repatriated are expected to arrive in France on January 31, 2020 and will be be placed in quarantine for 14 days in a holiday center in Carry-le-Rouet, near Marseille, southern France. Some 7,700 cases have been confirmed in China, its country of origin, with at least 170 fatalities. The virus has spread from the city of Wuhan across China to more than 15 countries, with about 60 cases in Asia, Europe, North America and, most recently, the Middle East. (Photo by Hector RETAMAL / AFP) (Photo by HECTOR RETAMAL/AFP via Getty Images)

Amerikani i parë që ishte evakuuar nga Kina, i cili besohet se ishte i infektuar me koronavirus, ishte liruar gabimisht nga spitali në San Diego pasi rezultatet e para kishin treguar se ai nuk është i infektuar. Kështu thanë zyrtarët lokalë shëndetësorë.

Marketing

Pacienti arriti në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar përmes fluturimit të organizuar nga Departamenti i Shtetit nga Wuhan-i i Kinës dhe ishte shtrirë në spital së bashku me tre persona të tjerë pasi i kishte shfaqur disa simptoma të dyshimta.

Pas testimit fillestar, ishte besuar se asnjëri prej këtyre katër personave nuk është i infektuar me koronavirus. Kështu, ata u liruan nga spitali dhe u dërguan në karantinë 14-ditore në Universitetin e Kalifornisë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

“Këtë mëngjes, zyrtarët e këshilluan Autoritetin e Shëndetit Publik në San Diego që, pas testeve shtesë, njëri nga katër pacientët është i infektuar me koronavirus”, thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore në San Diego.

Një person tjetër u shtrua gjithashtu në spital të hënën pasdite dhe është duke u testuar për koronavirus. Mjekët thanë se dy pacientët ndodhen në gjendje të mirë dhe janë duke shfaqur simptoma minimale.