Një shofer pati fat pasi makina që ai drejtonte u zhyt në një gropë që u shkaktua nga stuhia Kiara në qytetin e Brentwood në Angli.
Për fatin e mirë në këtë fatkeqësi, shoferi nuk pësoi lëndime dhe ia arriti të dilte me kohë.
Shtëpitë u evakuuan nga kjo lagje kur panë gropën e krijuar, shkruan Daily Mail.
Fotografitë dramatike tregojnë automjetin në Essex të zhytur në gropë, pasi punonjësit e urgjencës u përpoqën ta nxirrnin jashtë.
Raportohet se shoferi ishte duke lëvizur makinën kur u shkatërrua rruga, mirëpo ka shpëtuar pa ndonjë rrezik.
Zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas orës 01:00 të së hënës, pas njoftimeve se një kanalizim ishte shembur pjesërisht.
Gordon Humphrey, i cili jeton në këtë lagje tha se ai dhe gruaja e tij dëgjuan një “zhurmë”.
“Gruaja e dëgjoi zhurmën, në fillim e menduam si diçka tjetër, më vonë e pamë makinën në gropë”, tha 60-vjeçari.