Klubet e Premierligës i kërkojnë deri në 700 funte për t’ua dhënë mundësinë fëmijë ta shijojnë përvojën si përcjellës i lojtarëve teksa dalin në fushën e lojës për ndeshje të Premierligës.
Për një fëmijë, të dalësh përkrah heronjve të tu në fushën e stadiumit të klubit tënd të preferuar është një ëndërr. Mirëpo, shumë fëmijë nuk mund ta përballojnë realizimin e kësaj ëndrre nëse i duan klubet e mëdha angleze.
“Kjo është duke u bërë privilegj për ata që kanë mundësi ta përballojnë”, ka thënë drejtori i ri i Komitetit Sportiv, Mediatik, Kulturor e Digjital, Julian Knight.
“Kjo shkon plotësisht në kundërshtim me rrënjët e klasës punëtore të futbollit”.
Çmimet te klubet e Premierligës:
Arsenal: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
Aston Villa: £500 për ndeshjet e Kategorisë A, ndërsa një vend dhurohet për ndonjë shoqatë bamirëse
Bournemouth: £235 për ndeshjet e Kategorisë A
Brighton: £350 për të ecur me kapitenin, £250 për lojtarët e tjerë. Dy vende të lira plotësohen me short.
Burnley: £310 për të ecur me biletë VIP, përfitimet shkojnë për bamirësi. Gjashtë vende në shitje për £40
Chelsea: Falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
Crystal Palace: £375 për “pakon e artë”, £100 për të argjendtë nëse fëmija vjen me fanella të veta
Everton: të paktën një biletë falas + £599 për pakon e veçante që dërgon para në shoqata bamirëse
Leicester: £355 + disa vende të lira përmes shortit
Liverpool: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
Manchester United: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
Manchester City: falas (hidhet short ku marrin pjesë tifozët e anëtarësuar në klub)
Newcastle: falas
Norwich: £500 për të dalur me kapitenin. £379 për vendet e tjera
Sheffield United: £360 për derbi. Çmimet nisin nga £300
Southampton: Falas
Tottenham: £485 për ndeshjet e Kategorisë A. Çmimet nisin nga £350
Watford: £100
West Ham: £700 për ndeshjet e Kategorisë A.
Wolves: £450 për derbi. Çmimet nisin nga £320.