Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se Maqedonia ka përmbushur kriteret qysh nga viti 2008 por që fatkeqësisht është bllokuar.
“Republika e Maqedonisës e ka merituar anëtarësimin në NATO që nga viti 2008. Për fat të keq në Samitin e Bukureshtit edhe pse u konstatua se janë përmbushur kriteret, Maqedonia u bllokua dhe nuk morri ftesë për në NATO. Kjo strategji është pjesë e statutit të partisë. Hedhim poshtë akuzat e LSDM-së se jemi kundër anëtarësimit të vendit në NATO. Të gjithë janë kureshtar të dinë se si do të votojmë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si parti nuk dëshirojmë që ta rrezikojmë anëtarësimin në NATO”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.