Mbi 1000 viktima nga virusi vdekjeprurës korona

Ka shkuar mbi 1000 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës korona. Sipas autoriteteve shëndetësore, në gjithë territorin e Kinës të infektuar janë gjithsej 42.638 persona ndërsa jashtë Kinës janë raportuar 319 raste. Ndërkohë në anijen kruzer në Japoni vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar dhe në karantinë mijëra udhëtarë, ndërsa tre shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen brenda saj, nuk janë në mesin e të infektuarve. Në rajonin e Evropës deri më tani janë konfirmuar 30 raste me koronavirus. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shumë shpejt. Ky paralajmërim ka iniciuar takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së Bashkimit Evropian këtë të enjte, së bashku me një të dërguar të OBSH-së për të diskutuar rreth shpërthimit të koronavirusit.

Marketing