Qyteti i Shkupit planifikon që t’i ndaj shpërblim financiar në vlerë prej 600.000 denarë për ekipin e autorëve dhe aktorëve të filmit dokumentar “Honeyland” i cili ishte i nominuar për Oskar.
Vendimi i këtillë, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, pritet të miratohet në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.
“Ky shpërblim ndahet për kontributin e kësaj vepre filmike për afirmim të vendit tonë dhe kulturës në botë, si dhe për promovim të vlerave të vërteta njerëzore dhe raporti ndaj mjedisit jetësor nga e cila varemi dhe të cilën duhet ruajmë. Qyteti i Shkupit me këtë hap e konfirmon angazhimin e vet për mbështetje dhe afirmim të kulturës, me shpresë se raporti i këtillë pozitiv do t’i nxisë punonjësit kulturor që të krijojnë vepra të paharruara”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Filmi “Honeyland” nga regjisorët Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov fitoi çmime të shumta nëpër festivale prestigjioze filmike nëpër botë, ndërsa ishte i nominuar edhe për Oskar, në kategoritë Dokumentar më i mirë dhe dhe Filmi më i mirë i huaj.
Rrëfimi për Hatixhen, kultivuese e bletëve të egra dërgoi mesazh të fuqishëm për rëndësinë e mjedisit të pastër jetësor dhe për ruajtje të baraspeshës në natyrë.