FC Shkupi me dy risi e mbyll merkaton dimërore

Shkupi me dy përforcime të reja ka mbyllur merkaton e janarit. Bardheblutë ditën e fundit të afatit kalimtar kanë zyrtarizuar Faouly Keitën nga Senegali dhe portierin turk Canberk Yurdakul.

Marketing

Keita është me tipare mesfushori dhe vjen nga skuadra e ASAC Ndiambour, duke firmosur kontratë dy vjeçare me Shkupin, ndërsa portieri 18 vjeçar vjen në formë huazimi nga radhët e Bursasporit të Turqisë deri në fund të sezonit.

Shkupi në këtë merkato ka afruar emra si Jakup Berisha, Darko Glishiç. Bianor Neto, Benjamin Demir, Filip Lazarevski dhe Ramin Ali.