Në pjesën e parë të marsit pritet që parlamenti spanjoll ta ratifikojë protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO, informoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila gjithashtu pohoi se sot do t’i takojë të gjithë Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Shekerinska thotë se me ratifikimin e protokollit dje në Kuvendin tonë, e ardhmja e shtetit është siguruar bashkë me sovaranitetin dhe integritetin e tij. Ministrja e Mbrotjes pret që pas kësaj në Kuvend të votohet edhe ligji për Mbrojtje, i cili ka hasur në kundërshtimet e opozitares VMRO-DPMNE të cilët nuk pajtohen që të ndryshohet emri në “Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut”.