Zaharova: Sulmet ajrore izraelite e destabilizojnë Sirinë

Sulmet ajrore izraelite në Siri e destabilizojnë situatën në vend, ka deklaruar sot zëdhënësja e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme, Marija Zaharova.

Marketing

“Sulmet izraelite në territorin e Sirisë bëjnë pjesë në faktorë detsabilizues”, ka vlerësuar Zaharova.

Sipas saj, aksionet e tilla të njëanshme jo vetëm që minojnë sovranitetin e Sirsië, por edhe rrezikojnë jetë dhe sigurinë e civilëve.

“Ajo ka ndodhur më 6 shkurt, kur një avion pasagjerësh me 172 njerëz pothuajse erdhi në vijën e zjarrit për shkak të aksionit të forcave ajrore izraelite”, ka thënë Zaharova.