TV Nova kërkon nga gazetarët t’i kthejnë paratë

Në vend që t’ua paguajë pagat e mbetura, drejtuesja falimentuese e televizionit të shuar NOVA TV i padit gazetarët. Më shumë se dhjetëra gazetarë që kanë punuar në këtë medium, janë paditur për shkak të paradhënieve për udhëtime zyrtare. Mjetet u janë dhënë gazetarëve nga kryesia e televizionit për shpenzime gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë shtetit. Gazetarët pas kthimit në mënyrë të rregullt janë shlyer, por faturat e shpenzimeve janë zhdukur, kështu që drejtuesja ndaj tyre vepron sikur borxhlinj ndaj televizionit. Procedura falimentuese për NOVA TV që ishte në pronësi të biznesmenit Seat Koçan, është hapur në qershor të vitit 2018 pasi një vit më herët, të punësuarit ishin ankuar se rrogat u vonohen apo nuk u paguhen. Televizioni në fjalë me punë filloi në fillim të vitit 2016.

Marketing