Taravari tregon arsyen e dështimit të koalicionit trepalësh

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë, ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë për koalicion dy palësh por se gjatë gjithë kohës kanë insistuar në arritjen e një koalicioni trepalësh, pra mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Besës.

Marketing

Sipas Taravarit, Alternativa dhe Besa që nga fillimi kanë kundërshtuar idenë për koalicion trepalësh, por që më vonë Besa është shprehur e gatshme që të ulet dhe të bisedoj së bashku me Alternativën dhe Aleancën për arritjen e një marrëveshje.

“Ka pasur kundërshtime nga të dy palët. Do e them edhe publikisht ja, kishte kundërshtime edhe nga Lëvizja Besa edhe nga Altaernativa. Kur kemi biseduar me Alternativën u kemi treguar se në të njëjtën kohë jemi duke biseduar me edhe me Lëvizjen Besa. Ne kemi qenë absolutisht dhe maksimalisht transparent ndaj tyre, kemi kërkuar edhe nga ata, që n.q.s. kanë negociata me partitë tjera politike të na bëjnë me dije që edhe ne të kemi informata sikurse që ne e bëjmë me dije se jemi duke negociuar me të dy palët.

Thjeshtë e mendonim se është shumë e sinqertë që edhe Besa dhe Alternativa në ndërkohë deri sa negocionin me ne të tregonin opsionin B, ndërsa ne u treguam që nuk kemi opsion B. Opsioni i parë i yni është që të jemi tre palët, opsioni i dytë është dy palë, dhe i treti është që vetëm të shkojmë në zgjedhje, asnjëherë duke mos menduar dhe duke mos planifikuar që të negociojmë me një palë të katërt” tha për Express sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.