Mëngjesin e sotëm për ftohtë në Manastir -5, ndërsa më ngrohtë në Dojran 4 gradë

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Berovë dhe Kriva Palanka, ku janë matur -5 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Dojran me 4 gradë Celsius.

Marketing

Në Shkup Petrovec dhe Mavrovë janë matur -4 gradë Celsius, -3 në Krushevë dhe Lazaropole, -2 në Strumicë, Tetovë, Manastir, Demir Kapi, Shtip, -1 në Prilep, Ohër dhe Kumanovë, 0 Pretor, Vinicë, Shkup, Zajçev Rid, 2 Gjevgjeli, 4 Dojran.

Trashësia e dëborës e matur në orën 7 është 7 centimetra në Kodrën e Diellit dhe 4 në Hanet e Mavrovës.

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryj erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Gjatë natës temperaturat do të rriten.

Temperatura e ditës do të jetë prej 8 deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë Celsius.