Luftëtarë të grupës së xhihadistëve të shtetit islamik, të cilët janë me prejardhje nga Ballkani perëndimor, është më i madh se 1200 persona, thuhet në vlerësimet e shërbimeve të sigurisë boshnjake
Sipas dokumentacionit, më së shumti pjesëtarë të shtetit islamik ka nga Kosova (403), pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 350, Shqipëria rreth 200 persona, dhe Maqedonia e Veriut me 156 persona luftëtarë.
Për këto persona nuk ka dëshmi konkrete se kanë kryer vrasje apo keqtrajtime të robërve. Shërbimet e sigurisë paralajmërojnë se ata në një periudhë relativisht të shkurtër do të jenë qytetarë të lirë të cilët me siguri nuk do të heqin dorë nga ideologjitë e tyre terroristike.