VMRO mbetet në Kuvend

Deputetët e VMRO-DPMNE-së mbeten në Kuvend- kjo është një nga vendimet e mbrëmshme nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të partisë. Përmes një kumtese nga VMRO-DPMNE, thonë se partia do të ndjekë nga afër situatën në vend dhe se do të reagojë në mbrojtje të demokracisë, interesave të qytetarëve dhe të shtetit.
Në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv është diskutuar edhe për gjendjen aktuale në shtet si dhe përgatitjen e partsë rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Mundësinë që opozita maqedonase VMRO-DPMNE ta lshojë kuvendin e bëri të ditur dje kreu i partisë Hirstijan Mickoski, i cili tha se nuk sheh arsye për pjesëmarrje të mëtutjeshme të deputetëve të kësaj partie në Kuvend për shkak të shmangjes nga marëveshja politike , që më 12 Shkurt të shpërbëhet Kuvendi.

Marketing