Me 90 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar formimin e komisioneve parlamentare.
Në legjislaturën e shtatë, Kuvendi i Kosovës do t’i ketë 14 Komisione Parlamentare.
Po ashtu Kuvendi i Kosovës ka votuar pro vlefshmërisë së rregullores së punës së Kuvendit të viti 2010, me përjashtim të nenit 69 pika 4.
Propozim vendimi ku konfirmohet vlefshmëria e rregullores së punës së kuvendit deri në nxjerrjen e rregullores së re, me përjashtim të pikës 69 pika 4, është propozuar nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ndryshe, seanca ka nisur në orën 10:00, por pas mospajtimeve mes grupeve, u kërkua një seancë e re e cila nisi në ora 15:00.
Pas këtij votimi, ka përfunduar kjo seancë e Kuvendit.