Çeliku: Mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Sekretarit shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefru Çeliku, ka njoftuar se edhe këtë vit, përmes Programit të #MinistrisësëBujqesisë për subvencione kapitale, ky institucion ofron mbështetje financiare për zhvillimin e rajoneve të planifikimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Marketing

‘Dje kemi shpallur Thirrjen Publike për Qendrat për zhvillimin e rajoneve të planifikimit. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më 25 shkurt.Qendrat kanë mundësinë për të realizuar investime për të përmirësuar infrastrukturën rrugore rurale, përmes ndërtimit dhe rindërtimit të rrugëve hyrëse në zonat me aktivitet intenziv bujqësor.Ky lloj investimi do të përmirësojë dhe lehtësojë hyrjen deri në tokën e punueshme, e cila është e rëndësishme për fermerët kur ndërmarrin masa agroteknike, mbledhje dhe transport të produkteve bujqësore.

Qëllimi yni është që me këto mjetet që i ndajmë, të përmirësojmë infrastrukturën rrugore rurale, që është një parakusht themelor për një zhvillim të suksesshëm në bujqësi.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun në vazhdim.

#MINISTRIAEBUJQESISE#ThirrjePublikeEdhe këtë vit, përmes Programit të #MinistrisësëBujqesisë për subvencione…

Publiée par Nefrus Celiku sur Jeudi 13 février 2020