Mbaroi tmerri për Australinë, shërbimet e zjarrëfikëses njoftojnë se flakët janë shuar

Pas disa muajve “luftë” me zjarret, tashmë shteti i Neë South Ëales mund të marrë frymë lirisht teksa autoritetet njoftojnë se flakët janë shuar.

Marketing

Reshjet e dendura dhe stuhitë që kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit kanë ndihmuar shumë në shuarjen e tyre.

Një përfaqësues i shtabit të emergjencave deklaroi se ky është një lajm i mirë në një kohë ankthi nga kjo ngjarje traumatike.

Por reshjet kanë shkaktuar dhe përmbytje të mëdha të cilat kanë shkaktuar dhe vdekjen e një 75 vjeçari në Queensland.

Sipas shërbimit meteorologjik, stuhitë do të vazhdojnë dhe gjatë kësaj fundjave

Stuhia Uesi pritet të sjellë erëra të forta me shpejtësi 130 km/h në ishullin Lord Howe.

Dëmet që kanë lënë pas flakët në të gjithë vendin janë shkatërrimtare duke shkaktuar të paktën 33 viktima dhe shkatërruar me mijëra shtëpi.

Flakët kanë djegur një sipërfaqe prej 11 milion hektarë pyjesh dhe ka vrarë mbi 1 milion kafshë.