Sekretari I përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski ka paralajmeruar mundesine për formim të një shumice te re parlamentare.
Përmes Facebookut, Nikollovski shkruan se në rast se nuk kalojnë në Kuvend ligjet e rëndësishme, do të formohet qeveri e re dhe do të mbahen zgjedhje të rregullta, transmeton Gazeta Lajm.
Ai ka përmendur Ligjin për Prokurorinë Publike, shkarkimin e ministres së VMRO DPMNE-së, Rashella Mizeahi, Ligjin për zgjedhjet dhe ligjin për mbrojtje. Ai akuzoi se Parlamenti është bllokuar, kurse mediumet e aferta me LSDM-në raportojnë se VMRO dhe BDI sërish janë bë bashkë për të bllokuar ligjet.