Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar shkëputje të raporteve me Albin Kurtin nëse largon taksën.
Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në tema nacionale janë të gatshëm për të kontribuar siç është edhe përfshirja në dialog.
Sa i takon heqjes se takses “ne i ndajmë rrugët shumë keq me të” u shpreh Haradinaj.
“Ne s’kemi as pse komunikojmë më me njeri-tjetrin. Nuk besoj se takimi me të më do t’i kontribuonte interesin nacional”.
Haradinaj e quajti te pashpjegueshem vendimin e Kurtit për uljen e pagave të kabinetit qeveritar, shkruajne mediat kosovare.