Mynih: Firmoset marrëveshja për hekurudha e autostradës Kosovë-Serbi

Konferenca për Sigurinë në Mynih nis me nënshkrimin historik të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Ambasada amerikane në Gjermani informoi në twitter se ambasadori Richard Grenell hapi konferencën me këtë “nënshkrim historik ”

Një marrëveshje e tillë vjen pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.