Zaev: Marrëdhëniet me BDI-në janë korrekte

Duhet të sillen të gjitha ligjet për të cilat ka marrëveshje, pa miratim të ligjit të prokurorisë nuk ka shpërbërje të Kuvendit. Kështu ka deklaruar kryeministri teknik, Oliver Spasovski, i cili nënvizoi se ky është qëndrimi i qeverisë dhe partisë së tij dhe se nuk pret që asnjëra nga partitë politike që janë pjesë e qeverisë të bëjnë ndonjë obstruksion, pasi sipas tij, ato zgjidhje ligjore kanë kaluar në Qeveri në mënyrë konsensuale dhe janë e njejta gjë për të cilën ata tashmë janë pajtuar.

Marketing

“Lidhur me votimin e shpërbërjes së Kuvendit qëndrimi është i qartë, të gjitha zgjidhjet ligjore për të cilat jemi marrë vesh dhe që janë të rëndësishme për ardhmërinë e shtetit duhet të sillen deri në shpërbërje të Kuvendit dhe më pas do ta shpërbëjmë Kuvendin së bashku. Ne fillimisht duhet t’i sjellim ligjet që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ardhmërinë e shtetit tonë dhe pas asaj të shkojmë në zgjedhje. Ky është qëndrimi që e kemi edhe si qeveri edhe si parti. Të gjitha këto zgjidhje ligjore, para se gjithash ligji për prokurori publike që duhet të japin argumente shtesë pozitive në sjelljen e vendimit të Këshillit të Evropës që të fillojnë bisedimet me BE-në, duhet të jenë prioritet i të gjitha partive politike dhe i secilit deputet në Kuvend”, deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

I pyetur për raportet me BDI-në, duke pasur parasysh tensionet e shkaktuara mbrëmë në Kuvend, Spasovski tha se raportet e tyre janë korrekte por nënvizoi se në kohë të zgjedhjeve gjithmonë ka tensione, pasi siç theksoi ai, dikush mendon se nëpërmjet veprimeve të tilla mund të merr më shumë pika politike. Se koalicioni me BDI-në funksionon në mënyrë korrekte, ëshët shpreh edhe ish kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili poashtu nënvizon se të gjitha ligjet duhet të miratohen përpara shpërbërjes së Kuvendit.

“Koalicioni me BDI-në funksionon, gjithësesi dje nga sekretari i përgjithshëm i partisë siç mundët të lexoni dhe të shihni, dërguam porosi serioze për përgjegjësi para shtetit. Qëllimi ynë kryesorë është që para shpërbërjes së Kuvendit, të jepet shans, të votohen ligjet, jo vetëm ligjet për të cilat nevojiten dy të tretat, kodi zgjedhorë, shkarkimi i ministres së punës dhe politikës sociale, dhe disa zgjidhje ligjore. Tekstualisht shpenzimi i kohës që është e numëruar, deri në mesnatën e 16 shkurtit, kur është afati i fundit për shpërbërjen e Kuvendit, nuk mund të lejojmë, me çfarëdoqoftë lojra dhe plane të dëmtohet procesi i diskutimit, e drejta e deputetëve nga rregullorja, dhe në fund e drejta që të votohen ligjet.”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

“Kur vijnë zgjedhjet gjithmonë ka tensione, mendojnë se përmes tensioneve do të marrin më shumë pika politike, duke mos menduar se në atë mënyrë ndoshta i zhgënjejnë qytetarët me veprime të tilla”, deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Përndryshe, mbrëmë kryeparlamentari Talat Xhaferi, filloi seancën në orën 22, në të cilën duhej që të diskutohet për propozim-ligjet për Prokurori Publike dhe Këshillin për Prokurorë Publik dhe për shkurt kohë e ndaloi dhe e ricaktoi për sot në ora 11. Xhaferi u revoltua nga një postim në fejsbuk i publikuar nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikollovski , ku thuhej se ekziston mundësi reale që partia e tij të krijojë një shumicë të re parlamentare nëse Kuvendi, sipas tij, taktizon me këtë ligj, dhe disa ligje të tjera.