Në kohën kur bilanci I koronavirusit të ri u rëndua sërish, e këtë radhë në mesin e vdekjeve renditen dhe ato të 6 mjekëve, nga Wuhani mbërrin lajmi I zhdukjes së dy gazetarëve të cilët po përpiqeshin, siç thoshin, të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.
Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të përcillnin çdo gjë që zbulonin për krizën, ndaj hidhnin online video, publikonin foto e shpërndanin histori nga qyteti I shndërruar në një karantinë gjigante e i izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë.
Videot e tij të para për virusin, Fang Bin I kishte postuar në 25 janar në Youtube, I cili është I ndaluar në Kinë, por I aksesueshëm përmes kanaleve private virtuale VPN. OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës. Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh as në ashpërsinë e koronavirusit. Shifrat e fundit flasin për 121 viktima të reja në Kinë, që e çojnë në 1,380 numrin total të të vdekurve. Jashtë Kinës ka pasur dy viktima dhe 447 raste të prekura në 24 vende. Koronavirusi, i cili u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në Wuhan shkakton infeksion