Kulla prej druri më e lartë që keni parë ndonjëherë

I rrethuar nga fushat e fshatarëve dhe me një popullësi prej më pak se 10,000 njerëzish, qyteti norvegjez i Brumundal mund të duket si një vend i papërshtatshëm për një gradaçelë që thyen rekordet.

Marketing

Por, duke vrojtuar nga liqeni Mjosa, më shumë se 100 km në very të Oslos, Mjostarnet e lartë 85.344 metra është kulla më e lartë në botë prej druri.

Ndërtesa me 18 kate përmban apartamente, hapësira për zyra dhe hotelin e quajtur me shumë kuptim “Wood Hotel”, hoteli i drunjtë.

Kjo kullë përveç se bëri një qytet të vogël të njohur, tregoi edhe se druri është një material po aq i qëndrueshëm sa betoni dhe hekuri, por më i sigurt për natyrën.

Oystein Elgsaas, një nga arkitektët e projektit, thotë: “ Që të tërheqësh vëmendjen duhet të ndërtosh diçka të lartë. Kur ke kullën më të lartë të botës prej druri njerëzit mendojnë ‘Uau! Çfarë po ndodh në Norvegji’. Njerëzit janë të interesuar dhe kjo është një nga gjërat që duam të tregojmë me këtë ndërtesë, të tregojmë se është e mundur dhe të frymëzojmë.”

Një numër gradaçelash të tilla priten të happen këtë vit. HoHo Viena, një ndërtesë e ngjashme, por 1000 metra më e ulët se Mjostarnet, nuk ka shumë që është hapur në Austri.

Pavarësisht se kjo iniciativë u nis nga Europa, Amerika e Veriut nuk mbetet mbrapa. Në Vankuver është dizenjuar një kompleks vilash ‘hibrid’, e çila është në pjesën më të madhe të saj prej druri, edhe pse përmban dhe material si betoni apo hekuri. Ajo pritet të hapet këtë vit.