Kuvendi rreth orës katër të mëngjesit ka votuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Me këto ndryshime, komunat Dibër dhe Mavrovë – Rostushë kalojnë nga Njësia e 6 zgjedhore kalojnë në Njësinë e 5 zgjedhore.
Këto ndryshime janë propozuar nga grupet parlamentare të BDI, LSDM dhe VMRO-DPMNE. Kjo ishte marrëveshja që të votohet Ligji për Prokurorinë Publike, për të cilin është e nevojshme shumica absolute prej dy të tretave të votave të deputetëve. Me këto ndryshime rriten shanset që shqiptarët të zgjedhin dy deputetë më tepër në njësinë e 5-të zgjedhore. Përpos kësaj është ndërhyrë edhe në 60 nene të Kodit zgjedhore, që janë në harmonizim me rekomandimet e OSBE/ODIHR.