Në ndërkohë që Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për sot ka caktuar seancën e 135-të, ku në rend dite përpos propozim-ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga partia Aleanca e Zijadin Selës dhe ajo e BESË-s së Bilall Kasamit, se si do rreshtohen ata rreth votimit ose jo të këtij ligji informon Tetova sot .
Të përkujtojmë se Sela ashtu edhe Kasami u zotuan kundër Prokurorisë, ndërsa tani çështja është a do ta mbajnë fjalën?!
Qëndrimi kundër i VMRO së tashmë është i njohur .
Aleanca për Shqiptarët nuk do ta përkrahë Ligjin për Prokurori Publike ndërsa këtë e bëri të ditur vet deputeti i kësaj partie Syrija Rashidi, i cili përmes një konference për media kur deklaroi se ky ligj ka për qëllim vetëm faljen, dhe për këtë shkak, partia e tyre nuk do ta mbështetë këtë ligj.
Edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli pak ditë më parë nga Kuvendi tha se Lëvizja Besa nuk do e përkrah ligjin për Prokurorinë Publike që sipas tij ata nuk janë konsultuar me versionin e fundit të ligjit.
Zendeli tha se nuk do ta votojnë këtë ligj sepse është ndryshe nga versioni i cili u morën vesh dhe i cili ishte në procedurë parlamentare para se të dërgohet për procedurë të shkurtuar.
Seanca është caktuar në orën 13.