Nacionalizmi i hapur i VMRO -së apo ai i kamufluar i LSDM është më i rrezikshëm për shqiptarët?!
Kjo pyetje vazhdon të bëhet edhe sot e kësaj dite ndërsa shqiptarët kanë qenë gjithnjë viktima të këtyre lojërave dhe eksperimenteve maqedonase që shpesh kanë paguar çmim të lartë qoftë edhe me jetërat e tyre informon Tetova sot.
Shumë prej protagonistëve maqedonas jo që nuk kanë dhënë kurrë përgjegjësi por ata kanë patur dhe vazhdojnë të kenë ndikim politik në struktura të larta edhe sot e kësaj dite.
Tek i pari ,nacionalizmi i hapur i VMRO së,shqiptarët kanë krijuar një mekanizëm mbrojtës ndërsa tek i dyti ai tinëzar i LSDM,ata ndjehen të hipnotizuar me mashtrimin e një “shoqërie për të gjithë”që në fakt është vetëm deklarative.
Nëse u referohemi ngjarjeve të trishta për shqiptarët që nga pavarësia,del që LSDM të ketë qenë shumë më e ashpër për shqiptarët.Shumë personalitete politike të dikurshme me fjalorin racist ndaj shqiptarëve ,janë akoma me ndikim në LSDM- në e Zaevit.Njëri ndër ta është edhe ish ministri i brendshëm Ljubomir Frçkovski që njihet me deklaratat antishqiptare në vazhdimësi përfshirë edhe “foshnjën e vdekur”siç e quajti Universitetin Shtetëror të Tetovës dikur.Ky kamaleonizëm i tij shpërfaqet edhe në momente tjera që e ç’vesh atë nga e sotmja e shoqërisë së barabartë.
Në një video ekskluzive Ljubomir Frçkovski si ideolog dhe zyrtar i lartë i LSDM,,njeri i dalë nga shërbimet e sigurisë deklaron se shqiptarët do të përfundojnë në Detin Adriatik.
Ai thotë për shqiptarët se ata nuk mund të prodhojnë struktura ,ata nuk mund të prodhojnë as një Shqipëri të vogël .Ata mund të prodhojnë vetëm një kaos të madh rajonal thotë Frçkovski në një intervistë televizive në vitin 2001.
Ndiqeni videon më poshtë: