Antonio Conte e sheh përballjen e nesërme të skudetos mes Lazios dhe Interit si “një lojë mes dy skuadrave autsajdere që janë të gatshme të luajnë futbollin e tyre. Mund të fitojë të mirë”.
Lazio dhe Inter takohen të dielën në ‘Olimpico’, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.
“Kjo është sigurisht një lojë e vështirë. Lazio është një realitet i konsoliduar në futbollin italian, ata fituan Kupën e Italisë sezonin e kaluar dhe Superkupën e Italisë”, ka deklaruar Conte në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.
“Ata u përforcuan dhe mbajtën lojtarët e tyre më të fortë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Simone Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer, kështu që rritja e tyre ka qenë e pashmangshme”.
“Këtë ndeshje do të qaja një ndeshje mes autsajdereve. Unë mendoj se ky është përkufizimi më i mirë”.
“Një lojë shumë e barabartë mes dy ekipeve të gatshme për të luajtur futbollin e tyre. Le të fitojë skuadra më e mirë”.