Janë në një parti, por kanë kundërshtime mes tyre për ligjin e PP-së. Ditë më parë deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli nga Kuvendi tha se Lëvizja Besa nuk do e përkrah ligjin për Prokurorinë Publike që sipas tij ata nuk janë konsultuar me versionin e fundit të ligjit, përcjell TS.
Zendeli tha se nuk do ta votojnë këtë ligj sepse është ndryshe nga versioni i cili u morën vesh dhe i cili ishte në procedurë parlamentare para se të dërgohet për procedurë të shkurtuar.
Ndërsa, sot Arianit Hoxha e kundërshton deputetin e partisë se vet duke theksuar se Lëvizja BESA do votojë ligjin e PP-së.
“Lëvizja BESA do votojë propozim ligjin pasi që i njejti ligj pas 12 Prillit do mundësojë që gjithë ata që kanë bërë krim dhe korrupsion do përfundojnë në burg” ka shkruar Hoxha në FB.