Edhe një shtetas nga shteti ynë, i cili ndodhet në Francë, është infektuar me korona virus.
Për momentin ka tre shtetas nga Maqedonia e Veriut (një nga Velesi dhe dy nga Manastiri) të infektuar me virus, ndërsa sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe ata ndodhen në gjendje stabile.
“Gjendja shëndetësore e shtetasit tonë, i cili ndodhet në spital në Japoni është stabile. Edhe krahas asaj që është pozitiv me korona virus, fotografia e tij klinike është me të vërtetë e lehtë dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka kurrfarë rreziqe serioze. Në gjendje të njëjtë stabile me fotografi të njëjtë klinike është edhe shtetasi ynë në Francë”, theksoi ministri Filipçe.