Skuadra e FC Shkupit, një ditë para përballjes së parë në sezonin pranveror ndaj Borecit, prezantoi blerjen e fundit, portierin turk Çanberk Jurdakull. Behët fjalë për portier 18 vjeçar, i cili te skuadra e FC Shkupit vjen në formë të huazimit nga Brusaspori i Turqisë, deri në fund të këtij sezoni. Ditë më parë, portieri turk zhvilloi stërvitjen e parë dhe u njoftuan me ekipin nga Çairi. Portieri i ri, Jurdakull është anëtar i kombëtares së Turqisë për moshat deri më 19 vjeç.