Liverpool është rikthyer i karikuar me energji nga pushimet, megjithëse nuk ka arritur të fitojë me goleadë ndaj Norwich në javën e 26-të të Premier League.
The Reds kanë marri tri pikët e radhës falë fitores 1-0 ndaj skuadrës që po lufton për të mos rënë nga kategoria.
Pas një pjese të parë të dobët, miqtë kanë rritur tempin e lojës pas pushimit.
Goli i fitores është shënuar nga Sadio Mane n minutën e 78′. Sulmuesi senegalez është rikthyer nga dëmtimi duke treguar se është njeriu vendimtar i këtij Liverpool-i.
Tri pikë të tjera për skuadrën e Klopp, që tani shkon në kuotën e 76 pikëve teksa për Mane ky ka qenë goli i 100-të në Premier League.