Qeveria anulon ndryshimet e kuadrove të bëra nga Mizrahi

Ish-ministrja teknike Rashela Mizrahi ka bërë ndryshime të kuadrit në ditën që Kuvendi e shkarkoi.

Marketing

Nga Qeveria mbrëmë theksuan se në seancën qeveritare kanë anuluar këto vendime.“Në seancën e saj të 9-të, Qeveria vendosi të anulojë vendimet për ndryshimet e kuadrit dhe autorizimet e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi, të miratuar më 14 shkurt, ditën kur filloi procedura për shkarkimin e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Qeveria.