Zaharieva: Ligji i Prokurorisë ndikon për relaksimin e presidentit Makron

Ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov, ka takuar sot në Mynih, në margjina të konferencës së sigurisë, homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva. Dy diplomatët kanë biseduar për aktivitetet e Procesit të Berlinit, me të cilin bashkë kryesojnë dy vendet. Sa i përket vendimit për datën e negociatave, Zaharieva ka deklaruar pas takimit, miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike do të ndihmoj që presidenti francez, Emanuel Makron të bindet që të jep dritë jeshile, si dhe do të ndikoj në raportin e Komisionit Evropian.

Marketing

“Mendoj se ligji për prokurori publike do të ndihmoj për sinjale pozitive që Komisioni Evropian të jep dritë jeshile. Ne bëjmë gjithçka që mundemi që të ndihmojmë, e dini se Bullgaria ka zhvilluar disa herë biseda formale dhe joformale me Francën që të jep dritë jeshile edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë. Por, as unë nuk guxoj të gëzohem, të shohim fillimisht rezultatet e Komisionit”, deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Ndërkohë, Dinmitrov, duke komentuar deklaratën e fundit të presidentit Makron, i cili tha se nëse KE jep vlerësim pozitiv, atëherë vendi i tij do të përkrah hapjen e negociatave, tha se ai ishte një sinjal pozitiv, megjithatë duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të fokusohen në përmbushjen e kushteve.

“Ishte një sinjal pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që raporti i Komisionit Evropian të jetë shumë pozitiv. Edhe ashtu kemi metodologji të re, kemi raport pozitiv dhe mendoj se ajo i hap shanset, megjithatë akoma nuk ia lejoj vetes që të gëzohem”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Presidenti francez, duke folur gjatë konferencës së sigurisë, theksoi se parakushti për hapjen e negociatave është që rregullat të ndryshohen, pasi procesi është shumë teknik dhe jo transparent. Ai gjithashtu tha se procesi duhet të jetë i qartë dhe i kthyeshëm dhe se BE duhet të jetë në gjendje të ndërpresë atë nëse nuk funksionon.