Brenda qytetit fantazmë në Qipro që dikur ishte shumë i pëlqyer nga të famshmit e pasur

Brenda qytetit fantazmë në Qipro që dikur ishte shumë i pëlqyer nga të famshmit e pasur

Marketing

Janë shfaqur imazhet mbresëlënëse të qytetit të braktisur qipriot Maras, që dikur ishte një pikë e nxehtë turistike për të famshmit si Elizabeth Taylor, Richard Burton dhe Brigitte Bardot si dhe të tjerë të famshëm të pasur, që bredhin në plazhet e saj të arta.

Vendpushimi mesdhetar, që ndodhet në një periferi jugore te Famagusta, është rrethuar dhe braktisur që kur Turqia pushtoi Qipron veriore, pas një grusht shteti të frymëzuar nga Greqia në vitin 1974

Në fillimin e viteve 70-të, ndodhi pushtimin turk dhe qyteti që atëherë ka qëndruar i heshtur. Prej aty, më 20 korrik të vitit 1974 u dëbuan 39 mijë banorë, përpara se forcat turke të merrnin zonën nën kontroll, e cila ka mbetur e egër që kur qeveria turke e rrethoi atë.

Maras apo Varosha në gjuhën qipriote, ka mbetur e mbyllur dhe e braktisur, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi Rezolutën 550, më 11 maj të vitit 1984, për të ndaluar rivendosjen në qytet.

Banorët e kanë braktisur pronën dhe nuk janë kthyer më kurrë, derisa vetëm pak prej tyre, janë lejuar të shohin vendbanimin e dikurshëm, që tani është kthyer në qytet fantazmë.

Në ditët e saj më të mira, popullsia u rrit në 39 mijë banorë, për t’ju shërbyer milionerëve të shumtë, që rreziteshin nën rrezet e diellit, shëtisnin nëpër dyqanet e veshjeve të fundit dhe ushqeheshin nëpër restorantet më të shtrenjta.

Disa prej tyre, kishin blerë edhe prona aty dhe kalonin kohën e lirë, nëpër ballkonet e banesave luksoze. Vetëm hapësira tokësore e këtij qyteti, ishte vlerësuar në 100 milionë euro, ndërsa tani që të gjitha objektet janë duke u rrënuar dhe jashtë funksionit, vlera i ka rënë në masë të ndjeshme.

Tani që ka mbetur në këtë formë, është bërë shënjestër e fotografëve të shumë, që janë në kërkim të qyteteve fantazmë, pasi infrastruktura ka mbetur e pa dëmtuar, por gjithçka është përfshirë nga vegjetacioni.