Xhaferi: Zgjedhje fer dhe demokratike, dëshmi shtesë për fillimin e negociatave me BE-në

Liderët vendosën që ta kthejnë mandatin te ju, obligim i institucioneve është të sigurojnë kushte për zbatimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike, në të cilën ju do ta shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike, potencoi sot në pres konferencë tanimë ish kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke iu drejtuar qytetarëve pas shpërbërjes së mbrëmshme të Kuvnedit dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 12 prill, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Apeloj deri te gjithë pjesmarrësit në këtë proces zgjedhor, parti politike, antarë të partive, anëtar të bordeve zgjedhore dhe komisioneve komunale zgjedhore të jenë në lartësinë e detyrave të tyre dhe të kontribojnë që dita e zgjedhjeve të jetë solemn dhe të jetë edhe një shembull pozitiv në raportin për përparimin e vendit që duhet të publikohet në mars”, shprehet tjerash Xhaferi.

Ai mes tjerash tha se vendi është shumë afër përmbushjes së aspiratave evopriane, duke përmendur suksesin e anëtarësimit në NATO, që tashmë ka mbetur vetëm çështje ditësh, si dhe avancimin e procesit të integrimeve në BE.