Huliganët thyejnë tabelën dygjuhësore të Fondit për Sigurim Shëndetësor në Shtip

Disa huliganë deritani të panjohur në Qytetin e Shtipit dje kanë thyer e shkatërruar tabelat në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Marketing

Këto dy tabela ishin vendosur pak ditë më parë në derën hyrëse të këtij institucioni.

Para tre javëve të njejtin fat e përjetoi edhe tabela e Shtëpisë Shëndetësore po në Shtip.

Pritet të shohim nëse Ministria për Punë të Brendshme do të ndërmarë masa për gjetjen e autorëve huliganë, apo nuk do e marë aq shumë seriozisht këtë incident.