Verifikimi i listave zgjedhore fillon më 26 shkurt, fushata më 23 mars

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të filloj verifikimin e listave zgjedhore me 26 shkurt. KSHZ-ja, më pas, brenda 10 ditëve nga shpallja e zgjedhjeve duhet të vendosë listën për verifikim publik në njësitë rajonale dhe zyrat lokale. Verifikimi zgjat 15 ditë dhe fillon më 26 shkurt, ndërsa zgjat deri më 11 mars në orën 24:00, periudhë në të cilën qytetarët mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, plotësim apo rifreskim të të dhënave nga lista zgjedhore.

Marketing

KSHZ-ja brenda tre ditëve nga shpallja e zgjedhjeve dorëzon kërkesën te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për të punësuarit në administratën shtetërore dhe lokale, në mënyrë që mund të bëhen ndryshime eventuale në përbërjet e organeve zgjedhore.

Listat e kandidatëve në KSHZ duhet të dorëzohet 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht deri në orën 24:00 të 12 marsit.

Firmat e kandidatëve të pavarur mblidhen para personave zyrtar të KSHZ-së, por edhe para noterit kompetent në formën e paraparë nga KSHZ-ja. Në këtë rast kandidati i pavarur duhet të njoftojë KSHZ-në se te cili noter do t’i mbledhë nënshkrimet.

Financimi për fushatën zgjedhore detyron pjesëmarrësit në zgjedhje të kenë vetëm një llogari bankare të cilën do ta hapin brenda 48 orëve pas verifikimit të listës apo më së voni 48 orë pas shpalljes së zgjedhjeve. Llogaritë mbyllen në afat prej 60 ditëve, pas rezultateve zyrtare nga zgjedhjet.

Lista e afateve rregullon dhe fushatën zgjedhore që është paraparë prej 20 ditësh para zgjedhjeve, deri me heshtjen zgjedhore 24-orë para ditës së zgjedhjeve. Fushata fillon në orën 00:00 të 23 marsit dhe përfundon më 10 prill në orën 24:00.

Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore, nuk mund të porosisin reklama të parapaguara politike në radiodifuzer të cilët nuk janë të regjistruar në regjistrin e radiodifuzerëve dhe portaleve. Për këtë arsye KSHZ-ja u bënë thirrje mediave që duan të emitojnë reklama të paguara politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të regjistrohen në Komision e Zgjedhjeve, dhe mund ta bëjnë në afat prej tre ditëve nga shpallja e zgjedhjeve, gjegjësisht më 17,18 dhe 19 shkurt. Radiodifuzerët kanë afat prej pesë ditëve nga shpallja e zgjedhjeve që t’i konfirmojnë çmimet për reklamimin politik. Çmimet nuk mund të ndryshohen deri në përfundimin e zgjedhjeve.

KSHZ-ja konfirmon edhe çmimet më të larta edhe më të ulëta për reklamim në radio, televizion dhe mediat e shtypura, si dhe shumat më të larta që mund të paguhen për reklamim në portale.