sh Kryeministri, Ramush Haradinaj ka nderuar sot figurat më të çmuara të historisë së re të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se përjetësisht i përkulet sakrificës dhe të rënëve për liri, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë në Facebook:
Përjetësisht përkulem para sakrificës dhe të rënëve për liri.
Sot nderuam, te varri i Presidentit Rugova, te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Pejën e Haxhi Zekës e Adrian Krasniqit dhe 183 dëshmorëve të Pejës, si dhe në Deçanin e Gllogjanin e heronjve të Dukagjinit.
Urime bashkëkombës kudo që jeni 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Festofshim të bashkuar.
Përjetësisht përkulem para sakrificës dhe të rënëve për liri.Sot nderuam, te varri i Presidentit Rugova, te shtatorja e…
Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 17 février 2020