Është firmosur marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen për dhurimin e 15 milion eurove për procesin e rindërtimit.
Ky fond do përdoret për ndërtimin e shkollave dhe institucioneve publike.
Rama ndodhet ditën e sotme në Bruksel, për konferencën e donatorëve për tërmetin e 26-nëntorit.
Kjo konferencë pritet që të mbahet rreth orës 14:30 dhe sipas ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj pritet që në këtë konferencë të mblidhen rreth 450 mln euro.