Zaev: Në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarët, LSDM do të ketë kandidat shqiptar

Ish kryeministri dhe kryetarii i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Tv Globi, ka theksuar se në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptarët, LSDM do të ketë kandidat shqiptar.

Marketing

“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shiptarë, tek e para, e dyta, e treta dhe gjashta”, tha Zaev.

I pyetur nëse në këto njësi do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar, ai përgjigjet:

“Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”.

Duke folur për zgjedhjet e 2016-tës, Zaev tha se LSDM në atë cikël zgjedhor ka marr 32 deri 35 mijë vota shqiptare.
“Presim këto vota t’i konfimojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se ai është politikani i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkon mbështetjen e tyre dhe do të kërkojë edhe koalicione me partitë shqiptare, dhe sipas tij VMRO-DPMNE aspak nuk ka të drejtë të kërkojë të njejtë gjë.